Skip to content

U kapën duke luajtur lojëra fati, tre të arrestuar dhe një nën hetim në Fushë Krujë

Policia ka arrestuar tre persona në Fushë Krujë dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për një tjetër, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë, në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ilegal game”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”