Skip to content

Samiti i EPC/ Kryeministri britanik diskuton me Edi Ramën për çështjen e emigrantëve, bien dakord për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama në samitin e EPC ka diskutuar për çështjen e emigrantëve. Siç bën me dije BBC, Downing Street thotë se kryeministri britanik Keir Starmer diskutoi me Ramën në Pallatin Blenheim, marrëveshjen e Italisë për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri për përpunim gjatë një bisede jozyrtare.

Ata diskutuan “çështjet e sigurisë evropiane duke përfshirë migrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri”, së bashku me mbështetjen për Ukrainën dhe “bashkëpunimin e MB në Ballkanin Perëndimor”, shton një zëdhënës nr. 10.

Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit “ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.

“”