Skip to content

“O legen?”, protestuesit për votën e diasporës jashtë Kuvendit përplasen fizikisht me policinë, tentojnë t’u afrohen deputetëve

Një grup protestuesish janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, teksa kërkonin që Diaspora të ketë të drejtë të votojë në zgjedhjet e 2025.

Grupi që mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon “dua të votoj në 2025, nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë që kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit.
Kjo pasi kanë tentuar që të futen në ambientet e Kuvendit, por nuk janë lejuar. Një tjetër episod përplasjeje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS, dhe grupi i protestuesve kanë tentuar sërish që t’u afrohen, ndërsa dëgjohen duke thënë: Zoti deputet a votove për Diasporën.