Skip to content

Kryeministri Rama publikon pamjet e rrugës Shëngjin-Velipojë: Shqipërisë i shtohet një tjetër aks panoramik, lidh dy plazhet e mëdha të veriut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës panoramike Shëngjin- Velipojë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Shqipërisë i shtohet një tjetër aks rrugor mbresëlënës.

Sipas tij, kjo rrugë siguron një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.

“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama.

“”