Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e Komisionit Evropian të Udhëtimeve që e rendisin Shqipërinë në vendin e parë me përqindjen më të madhe të fluksit të hyrjeve.
Kreu i qeverisë thotë se këto të dhëna tregojnë se Shqipëria turistike konfirmohet sërish si një histori e bukur suksesi.
“JA DHE KLASIFIKIMI I KOMISIONIT EUROPIAN TË UDHËTIMEVE që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Europës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku SHQIPËRIA TURISTIKE KONFIRMOHET PËRSËRI SI NJË HISTORI E BUKUR SUKSESI”, shkruan Rama.