Skip to content

Përfshihet nga flaka banesa! Shkëndija elektrike u shkaktuar nga ventilatori i lënë ndezur

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Raportohet se dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike nga një ventilator i lënë ndezur.

Nga flakët janë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

“”