Skip to content

E rëndë/ I vuri flakën tokës, por u dogj vetë, ndërron jetë i moshuari!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një 75-vjeçar është djegur pasi i vuri flakën tokës.

I moshuari raportohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga djegia.

Ngjarja ndodhi në Zenisht të Matit, kur 75-vjeçari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj edhe vetë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

“”