Skip to content

Kërkoi t’i kthehej mandati, gjykata “rrëzon” ish-deputetin e LSI

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të LSI Gledion Rehovica për rikthimin e mandatit.

 

Rehovicës iu hoq mandati i deputetit nga KQZ vitin e kaluar për shkak të ligjit të Dekriminalizimit.

 

Por pas pushimit të hetimeve të prokurorisë, Rehovica iu drejtua Gykatës Administrative ku kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit.

 

Kërkesë që nuk u morr parasysh nga gjykata.