Skip to content

Blloku “Lule Bore” në Njësinë 11 me kënd të ri lojërash dhe hapesire rekreative

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër hapësire që do ti kushtohet kryesisht fëmijëve, por pse jo edhe më të rriturve.

 

Këte here investimi eshte zhvendosur ne bllokun e  banimit përgjatë rrugës “Lule Bore”, në afërsi të Zogut të Zi dhe pjesë e Njësisë Administrative Nr.11.

 

 

 

Kjo hapësire rekreative, sipas projektit është parashikuar që të funksionojë si një kënd lojërash për fëmijë, por edhe një shesh për të kaluar kohën e lirë edhe të rriturit.

 

Ajo do te ketë gjelbërim, ndriçim dhe gjithë mobilimin urban të duhur për tu shfrytëzuar në çdo kohë.

 

Në total gjatë këtij mandate Bashkia e Tiranës ka ndërtuar më shumë se 40 kënde lojërash në gjithë Tiranën.