Skip to content

Videoskandali dhe ngacmimi i minorenes nga polici, Sandër Lleshi vizitë në Malësinë e Madhe

Pas videoskandalit të ish-shefin e Policisë, Barhan Bajrakurti dhe akuzat ndaj tij se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar sot në Malësinë e Madhe.

Lleshaj do të zhvillojë një takim me strukturat lokale të policisë së shtetit.

Video e ish-shefit të policisë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që Policia e njoftuar se Bajrakurti u arrestua menjëherë./Panorama