Skip to content

Sherr me thika mes dy të miturish, plagoset me thikë njëri prej tyre! Shoqërohet në polici 13-vjeçari

Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy të miturish në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Sipas informacioneve, 15-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit Pogradec për ndihmë mjekësore, pasi është lënduar me thikë gjatë një sherri me një 13-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa rreth orës 20:50 i lënduari ka shkuar në spital, i cili pasi ka marrë ndihme mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërkohë është shoqëruar në komisariat 13-vjeçari, për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet  prerës(thikë),  nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili  do shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”