Zjarri ka përfshirë kurorën e gjelbër të Parkut të Viroit gjatë paradites së sotme.
Mësohet se flakët kanë përfshirë tashme faqen e Malit të Gjerë mbi qytet, dhe era së bashku me temperaturat e larta po e favorizojnë.
Era e tymit ndihet deri në qytet, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
