Skip to content

U shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPA merr vendimin për gjyqtarin Sami Ujkashi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Sami Ujkashi.

Magjistrati kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi nga detyra. Por KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së.

Vendimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 692, datë 28.07.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 692, datë 28.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall më datë 29.07.2024, në Tiranë.

“”