Skip to content

Aksident i rëndë në Këlcyrë, 5 persona përfundojnë me lëndime në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte (30 korrik) në Këlcyrë.

Mësohet se nga përplasja e një furgoni me një makinë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

“”