Skip to content

Vijon të përkeqësohet situata me zjarrin në Shëngjin, rrezikon të digjet një resort

Situata me zjarrin në Shëngjin vijon të jetë e përkeqësuar, ndërsa situata ende nuk është vënë nën kontroll.

Nga flakët, të cilat favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, rrezikon të digjet një resort. Deri më tani është përfshirë nga flakët rrethimi dhe disa çadra të këtij resorti.

Forcat zjarrfikëse nga disa qytete janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Gjithashtu, pavarësisht ndërhyrjes dhe nga ajri, ende zjarri nuk është izoluar.

Banorët dhe pushuesit janë evakuuar nga zona, ndërsa pritet të ketë përforcime për vënien e situatës nën kontroll.

“”