Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zjarrin në një magazinë në zonën e Vorës. Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, ndërsa gazetari Igli Çelmeta raporton se magazina ka qenë e mbushur me materiale plastike.
Mësohet se në momentin e zjarrit kanë qenë vetëm rojet e magazinës, të cilët kanë mundur të largohen pa pësuar dëmtime.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa priten detaje për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.
