Të ndërgjegjshëm
Personat që kanë aftësi, janë gjithashtu dhe të aftë të kuptojnë dhe të njohin aftësitë e tyre. Njerëzit e ndërgjegjshëm duke njohur shumë mirë limitet dhe aftësitë e tyre, bëjnë plane dhe kërkojnë që çdo ditë të arrijnë përmbushjen e një detyre, apo mësimin e një aftësie të re. Kështu duke punuar shumë dhe me rregull, ata arrijnë suksesin.
Ndjesia e konkurrencës
Ekziston një dallim shumë elementar mes zilisë dashakeqëse dhe ndjesisë së konkurrencës. Njerëzit e sukssesshëm, kërkojnë që t’i ngjisin shkallët e karrierës, pa hedhur baltë mbi të tjerët, por duke kërkuar që të jenë më të mirët, mes të mirëve.
Janë të gatshëm të ndërrmarrin risqe
Kur përballen me një rrezik potencial, apo me një situatë të pakëndshme, ata nuk ikin, por përballen me situatën. Një situatë e pakëndëshme sot, mund të sjellë përfitime nesër. Sigurisht që aftësia për të përballuar situata të këqija është thelbësore në marrjen e vendimeve për ngritje në detyrë./
