Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, drejton misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan.
Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Në nisje të këtij misioni për zgjedhjet që do të zhvillohen në 1 Shtator, Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin.
