Skip to content

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Automjeti përplas 30-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot,

Automjeti me drejtues një 37-vjeçar ka përplasur një 30-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

I lënduar është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacione paraprake

-Në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 37 vjeç ka aksidentuar shtetasin M. M., rreth 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi M. M., ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin Rajonal Elbasan.
Me drejtuesi i automjetit shtetasin S. P., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale;

 

“”