Me problematika është shoqëruar procesi i votimit në Himarë Fshat, ku qytetarët me karta identiteti të skaduara nuk janë lënë të votojnë.
Sipas ligjit, votuesit nuk mund të votojnë me dokumente të skaduara. Ende nuk dihet se sa është numri i votuesve që kanë probleme me dokumentet e identifikimit.
Kujtojmë se, në Himarë prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Himarës.
Në garë janë Petro Gjikuria, kandidat nga opozita dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.
