Skip to content

Etna “kollitet” sërish

Aeroporti kryesor në ishullin italian të Siçilisë pezulloi fluturimet për shkak të aktivitetit vullkanik në malin Etna.

“Si rezultat i aktivitetit vullkanik të mëngjesit të sotëm, njësia e krizës ka urdhëruar mbylljen e sektorit B1 dhe reduktimin e mbërritjeve në gjashtë fluturime në orë,” tha në një deklaratë Aeroporti Catania.

Etna, një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, i cili ndodhet në ishullin e Siçilisë dhe lartësia e të cilit është rreth 3030 metra, po nxjerr sërish hi dhe llavë.

Aktiviteti vullkanik është vërejtur në intervale të shpeshta që nga fillimi i korrikut në malin Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në kontinentin evropian.

Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara. /tesheshicom/