Policia ka vënë në pranga tre të rinj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar bnjë 41-vjeçar.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se dhunimi i 41-vjeçari dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
