Policia ka identifikuar të riun që humbi jetën në aksident në Lushnjë.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale E.K., i cili duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
