Skip to content

Shpërthen bombola e gazit në katin e dytë të një pallati, dërgohet në spital një grua! Detajet

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Pogradecit.

Raportohet se një grua është dërguar në spital por ende nuk dihet gjendja e saj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Ndërsa policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“”