Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në qyetin e Durrësit mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit bregdetar, ku i plagosur me iniciale V. P., është goditur me mjetin prerës nga 45-vjeçari me iniciale R. Ll, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
60-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.
Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
