Skip to content

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Aktualisht janë aktive 8 vatra, asnjë nuk paraqet rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes ka informuar për situatën e zjarreve në vend, ku bën me dije se aktualisht janë aktive vetëm  8 vatra.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 7 vatra, ndërsa vatrat që janë ende aktive nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi:

8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.

 

“”