Virxhil Vesho është 82-vjeçari i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.
Raportohet se viktima dhe autori i dyshuar i ngjarjes, vuanin të dy nga sklezora dhe flinin në një dhomë.
Shkak për sherrin mes tyre është bërë krevati, pasi 72-vjeçari pretendonte se Virxhil Vesho ia kishte zënë.
78-vjeçari iu është drejtuar iu është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Virxhil Vesho ka ndërruar jetë në vengjarje. Ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, informuan uniformat blu.
