Skip to content

“Ndërhyrja nga ajri frenoi vatrat në zonat e banuara”- Ministri Vëngu për zjarret në Finiq dhe Delvinë: U mbrojt nga flakët pasuria kulturore në Parkun Arkeologjik

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në këtë bashki dhe në Delvinë.

Vëngu bëri me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse dhe janë dislokuar 65 Forca të Armatosura, ndërsa bëri me dije se ndërhyrja nga ajri izoloi zjarrin nga zonat e banuara.

Gjithashtu tha se është arritur të mbrohet Parku Arkeologjik i Butrintit, teksa shtoi se gjatë natës nuk duhet humbur vigjilenca.

Pirro Vëngu: Jemi në parkun Aerologjik të Finiqit, që prej mesditës kemi patur një situatë problematike në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës. Jemi përqendruar me Forca të Armatosura dhe mjete zjarrfikëse të gjitha bashkitë e të dyja qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikësve nga bashkitë dhe 65 Forca të Armatosura të dislokuara. Forcat ajrore kanë bërë frenimin e vatrave në zonat e banuara.

Është bërë e mundur mbrojtja nga flakët e të gjithë pasurisë kulturore në Parkun Arkeologjik. Kemi patur një koordinim të mirë. Do jetë një natë vigjilence.

“”