Skip to content

“Hyrje-dalje për banorët e Bashkisë Krujë”- Nis protesta tek ish-rrethrrotullimi Thumanë, dhjetëra forca policie të angazhuara  

Edhe këtë të enjte (8 gusht) banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë mbledhur sërish në protestë, ku kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Sot ata po protestojnë te ish rreth rrotullimi Thumanë, ndërsa në zonë shihen forca të shumta sigurie të cilët gjenden aty për të siguruar rendin dhe qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Kujtojmë se në protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë.

“”