Skip to content

Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Seman, “Benzi” përplas motorin, humb jetën 64-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet tip “ Benz” êshtë përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64- vjecari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale pë të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qënë me pasoja fatale.

 

“”