Policia franceze evakuoi zonën përreth Kullës Eifel pasi një person u pa duke u ngjitur në pikën historike të Parisit disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të dielën.

Personi vetëm me mbathje është parë duke u ngjitur në kullën 330 metra pasdite. Është e paqartë se ku filloi ngjitja, por ajo u vu re mbi unazat olimpike që zbukurojnë pjesën e dytë të monumentit prej hekuri.

Policia ka evakuuar vizitorët rreth orës 15:00. Disa vizitorë që u mbyllën për pak kohë në katin e dytë u lejuan të dilnin rreth 30 minuta më vonë.

Kulla Eifel nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë së mbylljes, e cila do të nisë në Stade de France në periferinë veriore të Saint-Denis në orën 21:00.

Më shumë se 30,000 oficerë policie u vendosën në Paris të dielën. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se rreth 3,000 oficerë policie do të jenë rreth Stade de France dhe 20,000 policë dhe personel të tjerë të sigurisë në Paris dhe zonën e Saint-Denis për të garantuar sigurinë në ditën e fundit të Lojërave Olimpike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re