Zjarri i ardhur nga territori i Maqedonisë së Veriut ditë më parë duke prekur territorin tonë në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv.

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara.

Sipërfaqja e djegur është 150-200 hektarë por lajmi i mirë është se sipërfaqja më e madhe e prekur nga zjarri është kullotë dhe në një sipërfaqe të vogël është prekur kurora e gjelbër.

Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren.

Gjithashtu në zonë kanë qenë edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole me drejtorin e Përgjithshëm për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, z. Arben Cara.

Në terren ditën e sotme kanë zbritur mbi 80 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamendurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin.

Dje u sigurua ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar dhe dy avionë të dërguar nga pala maqedonase ndërkohë që ditën e nesërme pritet sërish një ndërhyrje tjetër nga ajri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko