Dr. Juliana Chiumento kishte planifikuar të udhëtonte me Fluturimin 2283, i cili u nis nga Cascavel, në Paraná-n perëndimore, dhe u rrëzua në Vinhedo, Sao Paulo, Brazil. Megjithatë, ajo vendosi të ndryshojë biletën e saj në minutën e fundit pasi babai i saj, Altermir Chiumento, i dërgoi asaj një audio duke i kërkuar asaj të ndryshonte datën e udhëtimit.
Avioni ishte i destinuar për në Guarulhos, Sao Paulo. Në bord ishin 62 persona, përfshirë 4 anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk mbijetoi.
Mes viktimave ishin edhe miqtë e doktoreshës, e cila do shkonte në Rio de Zhaneiro ku po kryente specializimin. Kërkesa e babait të saj, , bëri që ajo të ndryshonte planet, siç raportohet nga G1.
“Jam shum e tronditur , por falë Zotit kam kaq shumë mbështetje dhe të gjithë po më japin shumë kurajo. Por më duhet të kthehem në Rio de Zhaneiro ku jetoj. Jam atje për të studiuar, jam gjithmonë vajtje ardhje : Rio de Zhaneiro Cascavel, gjithmonë me një ndalesë në Guarulhos. Sa herë që do shkel në këtë aeroport, dhe do hipi në avion, do ta kujtoj këtë mundesi që më ka dhënë Zoti”, tha doktoresha
I emocionuar, babai i gruas deklaroi në një intervistë për RPC se kishte një parandjenjë, një “ndjenjë atërore” që e bëri të dërgonte mesazhin që i shpëtoi jetën vajzës së tij. “Parandjenja e babait. I thashë: bijë, rri edhe pak kohë me babin tend këtu. Dhe ajo tha se do të përpiqej të riplanifikonte udhëtimin e saj për të shtunën. […] Unë lutem për fëmijët e mi çdo ditë. […]”, shtoi burri.
Ky është rrëzimi i avionit me numrin më të madh të viktimave që nga tragjedia TAM, e ndodhur në vitin 2007 në aeroportin e Congonhas, ku pati 199 të vdekur.
Sipas Voepass Linhas Aéreas, avioni u ngrit nga Cascavel pa asnjë kufizim fluturimi, me të gjitha sistemet e tij të afta për të kryer operacionin dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit me kualifikime të vlefshme.
Avioni fluturoi për 1 orë e 35 minuta pa asnjë regjistrim aksidentesh, derisa bëri një kthesë të fortë, ra 4000 metra në rreth 1 minutë dhe u zhduk nga radarët pasi shpërtheu në tokë pranë një zone banimi.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, por sipas ekspertëve rënia spirale sugjeron shfaqjen e një difekti , i cili ndodh kur avioni humbet mbështetjen që e lejon të fluturojë.