Dalin pamjet prekëse nga momenti kur mbërriti në Gjykatë autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, krim i ndodhur më 10 Gusht në qytetin e Pogradecit.
Teksa 29-vjeçari Denis Meçe po zbriste nga furgoni i policisë, së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë për moskallëzim krimi, për t’u futur në sallën e gjyqit, e motra e viktimës, Jonida Proga ka shpërthyer në lot.
Ajo është ngjitur në kangjellat e murit rrethues dhe bërtiste: “Dua t’i shikoj, o kafshë, o kafshë”.
Gjithashtu jashtë ambienteve të gjykatës ndodheshin edhe familjarë të tjerë të viktimës, që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 42-vjeçarit, i cili u dhunua brutalisht, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
LEXONI EDHE: Dhunoi për vdekje Elgi Progën, arrin në Gjykatë 29-vjeçari Denis Meçe dhe tre të arrestuarit e tjerë! Jashtë godinës, familjarë të viktimës
LEXONI EDHE: “Djali u vra brenda në lokal, kush e nxori jashtë?”- Babai i Egli Progës rrëfen takimin e fundit me të birin: Pas një ore e gjeta të vdekur në spital! Policët tentuan të gënjejnë
