Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal.Zjarri,që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat,është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar 2 zjarrëfikëse nga Berati,zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Në  ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrëfikëse me 8 efektivë nga Berati.Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët,që ka të bëjë me tokat e mbjella,ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko