“Overthinking” dhe ajo që në anglisht quhet “rumination” nuk janë tamam e njëjta gjë, e dyta është ajo që ne ndjejmë kur mendimet kthehen në një kurth, domethënë kthehen duke goditur si  çekan  duke na  mërzitur në të njëjtën mënyrë, pa gjetur zgjidhje.

Si ta  trajtojmë këtë gjendje?

Bëni paqe me trurin tuaj
Truri ynë është i lidhur për të kërkuar kërcënime, për të dalë me një plan për t’u marrë me to dhe për të na mbajtur të sigurt. Këto kërcënime të perceptuara mund të bazohen në përvojat e kaluara ose mund të jenë “ajo ” që ne imagjinojmë se mund të ndodh në të ardhmen.

“Çfarë do bej nëse” keto mendime rezultojne negative. Këto janë ato që ne i quajmë “mendime të nxehta”: ato sjellin shumë emocione (veçanërisht trishtim, shqetësim ose zemërim), që do të thotë se ne mund të ngecim lehtësisht në ato mendime dhe të vazhdojmë të merremi me to.

Një zgjidhje është të njihni ato emocione të përdorni teknika të kujdesit për veten dhe të keni akses në mbështetjen sociale për të folur dhe menaxhuar ndjenjat tuaja.

Pjesa e dytë fokusohet te problemi. Shihni se çfarë do të bënit ndryshe (nëse mendimet kanë të bëjnë me diçka nga e kaluara juaj) dhe bëni një plan për t’u marrë me mundësitë e së ardhmes që po ngrejnë mendimet tuaja.

Por është e vështirë të planifikosh për të gjitha rastet, kështu që kjo strategji ka dobi të kufizuar. Ajo që është më e dobishme është të bëni një plan për një ose dy nga mundësitë më të mundshme dhe të pranoni që mund të ndodhin gjëra që nuk i kishit menduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko