Skip to content

Gjendet pajetë në banesën e tij një 43-vjeçar në Gjirokastër, dyshimet e para

Një 43-vjeçar në Gjirokastër është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Dyshohet se 43-vjeçari është vetëvarur, megjithatë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

“”