Skip to content

EMRI/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, vihet në pranga 34-vjeçari! Publikohen pamjet e momentit kur një klient tenton t’i ikë policisë me vrap (VIDEO)

Policia ka zbuluar një lokal në Burrel, ku organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat ka vënë në pranga autorin Ylli Kuka.

Procedim penal ka nisur ndaj një të riu, i cili në momentin që ka parë policisë, ka tentuar të arratiset, por është lokalizuar shpejt nga efektivët që e kanë ndjekur këmba këmbës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 kompjuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

Kishte përshatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me  Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 komojuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“”