Si pasojë e zjarrit me përmasa të mëdha në Çërrilë të Mallakastrës, bëhet me dije se deri më tani janë djegur dy banesa të pabanuara dhe sipërfaqe e madhe toke me pyll me pisha dhe ullishte.
Në vendin e ngjarjes ndodhen një numër i madh forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë.
Sipas kryebashkiakut, Qerim Ismalilaj forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët, por këto të fundit favorizohen nga era.
Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo në bagëti.
Kujtojmë që pak më parë reagoi edhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili tha se situata është tepër kritike dhe se shpejt pritet të nisë ndërhyrja nga ajri.
