Skip to content

Shuhen zjarret në Mallakastër, 20 zjarrfikëse vijojnë në terren në rast riaktivizimi vatrash

 

Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril , Njësia Administrative Selitë, bashkia Mallakastër paraqitet me e qetë.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk  ka vatra aktive  në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës se zjarri.

Perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës  dhe 5 efektivë të për çdo situate të papritur.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme në Fshatin  Metoh, Njësia Adm. Aranitas, bashkia Mallakaster, rreth orës 21: 00 ka patur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para te mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 ha me shkurre.

Nga strukturat e tjera vendore te Mbrojtjes Civile, Qarku Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.

“”