Situata e zjarrit në Mal të Thatë territori bashkisë Pustec dhe Pogradec është më e qete dhe intensiteti i zjarrit ka rënë.
Përmirësim ka edhe në drejtim të Pogradecit mbi fshatin Bratomirë, Njësisë Administrative Çërravë, ku vatra është fikur.
Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e erës situata vështirësohet dhe del jashtë kontrollit për shkak dhe të terrenit.
Nisur nga situata e ngarkuar me zjarre në shkallë vendi nuk po mundësohet ndërhyrja nga ajri.
