Skip to content

Shpërthen bombola gazit në një banesë në Korçës, detajet nga ngjarja

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Korçë paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e 41 vjeçarit me iniciale D. M..

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

 

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“”