Radhë të gjata te automjeteve edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Në kontrollet e përbashkëta, policia shqiptare, por edhe ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e në të shumtën e rasteve me procedurë të përshpejtuar.

Udhëtarët në radhë të gjata u shprehën se duhet të presin me orë në temperatura, të cilat shkojnë deri në 36 gradë celsius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko