Skip to content

VIDEO/Pas tërmetit të fuqishëm në Rusi, shpërthen vullkani. Shikoni pamjet spektakolare

vullakn

Fenomene të rëndësishme gjeologjike janë duke u zhvilluar në rajonin e Kamçatkës në Rusi. Pak orë pas tërmetit 7.2 Rihter që ndodhi në këtë rajon, vullkani Shiveluch shpërtheu duke hedhur hi deri në një lartësi prej 8 kilometrash.

Vullkani ndodhet 280 kilometra nga zona e populluar bregdetare  e Petropavlovsk-Kamchatsky .

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fpas termetit te fuqishem ne rusi shperthen vullkani shikoni pamjet spektakolare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Sipas Qendrës Sizmologjike të SHBA-së, epiqendra e tërmetit që i parapriu shpërthimit ishte 55 milje nga Petropavlovsk, me një thellësi fokale prej tridhjetë miljesh.

Megjithë fuqinë e tërmetit, nuk janë shkaktuar dëme serioze në ndërtesa dhe nuk ka pasur të lënduar.