Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Ministri i ri i Brendshëm gjen menjëherë miq në qeveri

Pak para se pushimet verore të nisnin zyrtarisht, Kryeministri Rama vendosi të bënte disa ndryshime në qeveri.

Natyrisht që një interes të madh kishte për ministrat e rinj që do të drejtonin kabinetin. Shto këtu edhe faktin se emrat e tyre nuk vinin nga politika aktive, duke shtuar kështu kuriozitetin.

Në një seancë të jashtëzakonshme, Parlamenti u mblodh sërish për të votuar këto ndryshime dhe të gjithë vëmendjen e morën edhe ministrat e rinj, që mbërritën një nga një në Parlament. Por teksa hynin nxitimthi dhe krejt të vetëm ku priteshin nga stafi i Kuvendit, dalja ishte ndryshe.

Sapo ka përfunduar seanca, shumë prej tyre janë shfaqur të qeshur dhe me miqtë nga radha e Partisë Socialiste. Një prej tyre ishte edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ashtu edhe si duket nga fotot, ai ka dalë nën shoqërinë e ministrit Manja dhe të dy kanë qëndruar për minuta me radhë edhe me kolegët e tjerë, duke shijuar një bisedë, që në dukje është tërësisht miqësore.

“”