Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Kolegët “neglizhojnë” Luljeta Bozon! Deputetja i kalon fare pranë, por askush s’e vë re

Nëpërmjet fotove tona, shpesh kemi treguar se koha e shpenzuar në ambientet e jashtme të Parlamentit është shumë e rëndësishme për deputetët. Është ky momenti, ku pavarësisht ngjyrimeve politike, ata gjejnë kohë për të bërë një bisedë mes tyre.

Dhe tashmë, javë pas jave, kemi zbuluar pak nga këto miqësi, nëpërmjet fotove që paparaci ynë sjellë. Ashtu, edhe si kemi theksuar edhe për ata deputet që preferojnë të qëndrojnë vetëm.

Luljeta Bozon e kemi parë gjithnjë të rrethuar nga kolegët e saj, duke e respektuar edhe për shkak të moshës së madhe që ka. Ndonëse deputetja zgjedh të vijë e vetme në Parlament, kolegët nga Partia Socialiste vështirë se e lënë të vetme.

Por ka edhe nga këto raste, ku nga pakujdesia, apo nga mungesa e vëmendjes, Luljeta Bozo kalon dhe askush nuk e vë re. Teksa disa prej kolegëve kanë qenë të mbledhur, duke biseduar me njëri-tjetrin, Bozo ka kaluar ngjitur me ta, por asnjëri nuk e ka parë, apo nuk e ka përshëndetur. Jemi të sigurt që kanë qenë shumë të përfshirë në bisedë për ta vënë re.

“”