Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre, përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit

Bëhet me dije se një autobus i linjës Shkodër-Tiranë është përplasur me një automjet, pasi shoferi i këtij të fundit ka tentuar të parakalonte. Raportohet se në makinë ndodheshin disa anijetarë të një familje.

Si rezultat i lagështisë në rrugë, makina e përplasur me autobusin, është goditur dhe nja nga një kamion.

Megjithatë, për shkak të shpejtësisë së ulët të trafikut, aksidenti nuk solli pasoja për njerëzit.

Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko