Skip to content

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, nis marshimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Pjesë edhe familjarë të 42-vjeçarit

Ashtu siç ishte njoftuar, ka nisur marshimi në sheshin “Skënderbej” për vrasjen e Egli Progës.

Pjesëmarrësit me pankarta në duar, kërkojnë drejtësi për Eglin, ndërsa banderola kryesore është “kundër gangove në pushtet”.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën.

Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.