Skip to content

“’Lidhi’ brigjet e Italisë e Shqipërisë”- Eva Buzo përshkroi me sukses Adriatikun, Spiropali: 92 km në 34 orë, na emocionoi të gjithëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut me not, nga Italia për në Shqipëri për 34 orë.

 “92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që na emocionoi të gjithëve!”, shprehet kryeparlamentarja Spiropali.

Më tej ajo shprehet se Eva Buzo ia doli, pasi përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë.

“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë. 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e  shqiptares që na emocionoi të gjithëve”, shkruan ajo.

“”