Skip to content

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia arreston një person, ja roli që dyshohet se ka në krim (EMRI)

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme ne nje hotel (19 gusht).

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Marjo Pali, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krimin e dyfishtë, ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Po ashtu, policia arrestoi edhe Zyber Zagrad, i cili mbeti edhe i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

NGJARJA

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi U qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.

Mbrëmjen e djeshme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Viktimat u qëlluan në gjoks

Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Viktimat kanë marrë plumba në gjoks dhe zonën e barkut. Ersild Ishmi është qëlluar tre herë, dy nga plumbat e kanë goditur në gjoks dhe një në bark.

Po tre plumba ka marrë edhe Arsid Hoxha, dy në bark dhe një në gjoks. Autorët, pronarë të hotelit kanë qëlluar plot 6 herë me armë zjarri pistoletë.

“”